Që kur në orët e para të mëngjesit, kanë rifilluar fluturimet e aeroplanëve transportues në relacionin Kabul-Dubai, rol kyç në këtë “lojë” është duke e luajtur Boeing RC-135W, i cili është angazhuar për vëzhgimin dhe përcjelljen e radio-komunikimeve.
Detyra e këtij aeroplani vëzhgues, aktualisht është përcjellja e çfarëdo radio-komunikimi, bisedave telefonike të talebanëve, pjesëtarëve të ISIS-it, Al-Qaedas dhe grupeve tjera terroriste, që potencialisht do të mund të rrezikonin operacionin e evakuimit të afganëve dhe të huajve nga aeroporti i Kabulit, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë dihet deri më tani është që kjo fluturake amerikane po “shëtit” mbi kryeqytetin e Afganistanit në një lartësi prej mbi 9.000 metrave – me qëllim që të ketë informacionet më të fundit që do të ishin të dobishme për parandalimin e çfarëdo të keqe të planifikuar nga talebanët.
Ndryshe, të dielën mbrëma talebanët kanë marrë nën kontroll Kabulin, duke bërë që mijëra afganë të tentojnë të largohen nga vendi – nga frika se do ta pësojnë me jetë nga ky grup që prej vitesh ka ndjellë vetëm frikë dhe terror. /Telegrafi/
.@usairforce Offutt based RC-135W 'Rivet Joint', 62-4138, operating over Kabul #Afghanishtan pic.twitter.com/7BA18t4ogn
— Yörük Işık (@YorukIsik) August 17, 2021
🇺🇸 Boeing RC-135W Rivet Joint PYTHN52 …what happened ? pic.twitter.com/Q6rT4Lo6kK
— حسن سجواني 🇦🇪 Hassan Sajwani (@HSajwanization) August 17, 2021