Mbrojtësi i Dritës, Prince Balde, ka marr ftesë për të përfaqësuar vendin e tij, në kualifikimet për në Kupën e Botës që mbahet në Katar vitin e ardhshëm.
Lojtari është ftuar për ndeshjet me Nigerinë dhe Afrikën Qendrore që zhvillohen në muajin shtator.
“Futbollisti ynë, Prince Balde është ftuar nga Kombëtarja A e Liberisë dhe do të jetë pjesë e kualifikimeve për FIFA WORLD CUP – Qatar 2022”.
“Mbrojtësi i Dritës, Balde do të bashkohet me kombëtaren më 29 gusht, gjersa Liberia përballet me kombëtaren e Nigerisë më 4 shtator në stadiumin “M.K.O Abiola National Stadium” në Abuja të Nigerisë”.
“Në kuadër të kualifikimeve, Liberia do ta zhvillojë ndeshje edhe ndaj Afrikës Qendrore më 08 shtator në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia”.
“Kombëtarja e lojtarit tonë Balde garon në grupin C, aty ku bëjnë pjesë Nigeria, Afrika Qendrore dhe Cape Verde”.
“FC DRITA i dëshiron suksese futbollistit, Prince Balde dhe Kombëtares A të Liberisë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Balde këtë sezon ka kompletuar transferimin nga Feronikeli te Drita. /Telegrafi/