Pak minuta pasi Real Madridi barazoi rezultatin ndaj Bayern Munichut në 2-2 në ndeshjen e dytë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, erdhi dhe postimi thumbues i Gerard Piques në Twitter.
E gjitha kjo pasi Cristiano Ronaldo ishte në pozicion jashtë loje.
Për një orë postimi i yllit të Barcelonës ka marrë 100 mijë retweets, por nuk munguan edhe komentet.
Por, komenti më epik që mori vëmendjen më të madhe ishte ai i mbrojtësit të Crystal Palace, Pape Souare.
Senegalezi me një fotografi ia kujtoi Piques prekjen me dorë që kishte bërë dhe padrejtësitë tjera në takimin e LK-së ndaj Chelseat vite më parë. /Telegrafi/