Site icon Telegrafi

Mbrojtësi bullgar, Bodurov analizon ndeshjen e mbrëmshme: Ne u mbronin, Kosova sulmonte

Mbrojtësi i Bullgarisë, Nikolay Bodurov ndau përshtypjet e parë pas një barazimi 1:1 kundër Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Futbollisti me përvojë tha se performanca e “luanëve” ishte e pakënaqshme pasi që kishte pritur fitore në stadiumin Fadil Vokrri.

“Lojë shumë e vështirë. Ne treguam karakter, por performanca jonë është e pakënaqshme”, filloi Bodurov.

“Një pikë është shumë e rëndësishme që e kemi fituar. Nuk e di se çfarë i mungon ekipit. Ne krijuam shumë pak mundësi për të shënuar”, vazhdoi ai.

“Ne kemi nevojë për të shënuar gola në qoftë se duam të marrim tre pikë. Ata sulmuan 90 minuta dhe ishte shumë e vështirë. Ne nuk kemi mundur ta mbajmë topin dhe nuk kemi mundur të krijojmë ndonjë gjë të rrezikshme. Për ne ishte e rëndësishme për të fituar një pikë”, tha mbrojtës.

Ndryshe, Bullgaria renditet në pozitën e dytë të grupit A me dy pikë, gjegjësisht me një ndeshje dhe një pikë më shumë se dardanët e vendit të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version