Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i Bilbaos mposht kancerin për herë të dytë brenda një viti

Athletic Bilbao ka konfirmuar se mbrojtësi Yeray Alvarez ka mposhtur kancerin në testikuj për herë të dytë në më pak se një vit.

22-vjeçari bask u rikthye nga një diagnozë në dhjetor të vitit të kaluar para se një anomali u gjet në muajin qershor, që do të thotë se ai duhej t’i nënshtrohej një kursi të ri trajtimi, të cilin e mposhti për herë të dytë.

Lexo po ashtu Para 41 ditëve u diagnoztifikua me kacer në testikuj, u operua me sukses dhe sot luajti për 90 minuta në Camp Nou (Foto)

Këtë mposhtje të kancerit e ka konfirmuar vet skuadra nga La Liga, Athletic Bilbao, e cila pret që futbollisti të kthehet së shpejti edhe në stërvitje.

“Faza e trajtimit e planifikuar në qershor për sëmundjen ka përfunduar”, thuhet fillimisht në deklaratën e Athletic Bilbaos.

“Në ditët e ardhshme [Yeray] do të lirohet nga spitali dhe do të fillojë fazën e përfshirjes progresive në ekip”.

“Në të njëjtën kohë, do të planifikohet një program i vëzhgimit aktiv”, përfundon konfirmimi i klubit bask.

Kimioterapia e Yeray duket se ka qenë një sukses dhe raportet në shtypin spanjoll besojnë se ai mund të kthehet në trajnim me klubin bask në mënyrë të menjëhershme. /Telegrafi/

Exit mobile version