Telegrafi

Mbrojtësi i Atleticos ia mohon golin CR7 duke hequr topin me kokë nga vija e portës, portugezi nuk i beson syve (Video)

Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos ka përfunduar me rezultat 0-0.

Kishte shanse nga të dy skuadrat, por rrjetet mbetën të paprekura.

Lexo po ashtu Kuptimi i banderolës gjigante të tifozëve të Realit ndaj atyre të Atleticos, thumbojnë edhe ata të Barçës? (Foto)

Një nga rastet më të mira në pjesën e parë ishte ai i Cristiano Ronaldos në minutën e 30-të.

Por, topin pak centimetra nga vija e portës e hoqi me kokë mbrojtësi malazez, Stefan Savic. /Telegrafi/