Telegrafi

“Mbrojta e Arsenalit pa Mustafin është në panik”

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Redknapp, ka folur për paraqitjet jo të mira në dy javët e fundit.

43-vjeçari tashmë analist në Sky Sport ka thënë se mbrojta e Topçinjve pa Shkodran Mustafin ka shumë panik.

Lexo po ashtu “Pa Mustafin nuk ka festë”, mbrojtësi shqiptar vendimtar te Arsenali

“Arsenalit i mungon Shkodran Mustafi, ka më shumë panik në mbrojtjen e tyre kur ai nuk luan”, ka thënë Redknapp.

Mustafi u lëndua ndaj Stoke Cityt dhe Arsenali në dy ndeshje pa atë ka dy humbje. /Telegrafi/