Telegrafi

Mbrohuni nga gripi

Virusi i gripit mund të jetojë edhe deri disa orë në sipërfaqe. Kur personi prek atë sipërfaqe dhe pastaj fytyrën, ka shumë gjasa që do të infektohet.

Nuk ekziston garancia që kurrë nuk do të infektoheni me grip, ndërsa disa masa të kujdesit mund ta ulin në minimum këtë probabilitet.

Ju sjellim masat më të rëndësishme të kujdesit të cilat i theksojnë ekspertët:

* Vaksinohuni kundër gripit, veçanërisht nëse keni gjendje më të dobët shëndetësore;
* Nëse kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me pecetë të cilën pastaj e hidhni;
* Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose me mjete dezinfektuese;
* Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës;
* Shmangni kontaktin me personat që janë të sëmurë.

Po ashtu duhet ta dini që nëse jeni të sëmurë, për të mirën e të tjerëve duhet të shmangni kontaktin me mjedisin. Dhe atë të paktën 24 orë pasi që shëroheni. /Telegrafi/