Telegrafi

Mbretit Charles III i shihet bira në çorape pas vizitës në një xhami në Londër

Mbreti Charles III vizitoi një xhami të mërkurën në Londër por ajo që ra në sy ishte një birë në çorapet e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, monarku dhe Bashkëshortja Mbretëreshë Camilla vizituan një xhami historike në Brick Lane në lindje të Londrës, ku u përshëndetën nga një turmë e zhurmshme teksa ecnin në rrugë.

Charles zgjodhi një pallto të gjatë të zezë ndërsa Camilla veshi një pallto elegante të gjatë të bardhë.

Kur arritën në xhami, Camilla shtoi një shami. Dhe kur erdhi koha për të hequr këpucët, Charles zbuloi se çorapja e tij kishte një vrimë të dukshme pak mbi kyçet e këmbës së djathtë. /Telegrafi/