Vetëm nëse keni jetuar në një planet tjetër, sepse përndryshe ka qenë pothuajse e pamundshme që ta shmangni ndikimin dhe suksesin e madh të cilin e ka pasur në tregun global lideri i kategorisë së tij Nissan Qashqai.
Të paktën kështu e cilësojnë të gjitha vlerësuesit dhe kritikët më të besueshëm të veturave, në shtatë kontinente të ndryshme të botës.
Para 10 vitesh, Nissan e ka krijuar modelin e ri të Qashqai, tashmë mbretin e ri të kategorisë së urban crossover. Tani, pas 10 vitesh, Qashqai është vetura më e famshme në Evropë, e cila prodhohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Por në versionin e ri të freskuar, Nissan Qashqai 2017, prodhuesi më i madh global, aleati i Renault, ka sjell përmirësime të qëndrueshme në Qashqai’n e ri, duke përfshirë edhe pamjen e re, më të fuqishme, dritat e reja LED, si dhe teknologjinë e re e cila e bën modelin e ri si Qashqain më të fuqishëm të cilin Nissan e ka pasur ndonjëherë.
Ky është Nissan Qashqai i ri. Në videon mëposhtë për të gjitha risitë që sjell modeli i ri Qashqai.
Ndër inovacionet më të theksuara të modelit të ri të Qashqai janë vendosja e teknologjisë ProPilot për vozitje gjysëm autonome, përcjellja e korsisë së rrugës, korigjimet gjatë drejtimit të automjetit pa ndihmën e shoferit, sistemet aktive të sigurisë, sikurse frenimi automatik, njohja e këmbësorëve në rrugë, teknologjinë e njohjes së shenjave të komunikacionit, detektimin e lodhjes së shoferit, parkimin inteligjent, zbulimin e këndit të vdekur, paralajmërim për ndaljen e padëshiruar dhe shumë karakteristika tjera të ngjashme që e bëjnë këtë model shumë të dëshirueshëm por edhe të sigurtë.
Por lajmi më i rëndësishëm në këtë mes është se Qashqai i ri nga Nissan po vjen edhe në Kosovë. Modelin e ri të Nissan Qashqai 2018 mund ta gjeni së shpejti në sallonet e AutoMita, përfaqësuesit zyrtar të veturave të Nissan për Kosovë.