Telegrafi

Mbreti i Tajlandës martohet me truprojen e tij, duke e bërë mbretëreshë – publikohen pamjet e ceremonisë (Video)

Mbreti i Tajlandës është martuar me zëvendës-shefen e ekipit të sigurisë së tij personale, duke i dhënë asaj titullin mbretëreshë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi i papritur vjen përpara se ceremonitë e tij të kurorëzimit të fillojnë të shtunën, kur pritet shenjtërimi i pozitës së tij.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Ai është martuar dhe i divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

Një deklaratë mbretërore tha: Mbreti Vajiralongkorn “ka vendosur të promovojë Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshortja e tij mbretërore, që të bëhet Mbretëresha Suthida dhe ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore”.

Mbretëresha Suthida është partnerja e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë me të në publik për shumë vite, edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.

Pamjet nga ceremonia e dasmës u shfaqën në kanalet televizive tajlandeze vonë të mërkurën, duke treguar pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe këshilltarët e pallateve – të pranishëm.

Ndërkohë Mbreti shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës Suthida. Çifti pastaj u nënshkruan në një regjistër martese. /Telegrafi/