Site icon Telegrafi

Mbreti i Tajlandës martohet për herë të katërt

Mbreti i Tajlandës, Maha Vichiralongkorn, i cili do të kurorëzohet zyrtarisht të shtunën, njoftoi sot se ishte martuar për herë të katërt sot dhe e shpalli gruan e tij mbretëreshën e shtetit.

Sutida Vachiralongkorn Na Ajuda (40), zyrtarisht e martuar me mbretin 66-vjeçar Maha Vichiralongkorn, dhe tani është Mbretëresha Sutida, raporton AP.

Megjithëse ajo ka qenë e njohur për publikun për tre vjet, shumë pak dihet rreth saj, gjë që e bën këtë lajme një surprizë për shumë tajlandezë.

Ajo është gruaja e katërt e mbretit tajlandez dhe ish-stjuardesa, të cilën mbreti e takoi në një fluturim me aeroplan.

Në vitin 2013, ajo u bashkua me Gardën e Mbretit dhe u bë komandante e Forcës së Sigurisë Mbretërore, dhe aktualisht mban gradën e gjeneralit.

Exit mobile version