Telegrafi

Mbreti i Spanjës me reagim epik kur kupton se sa vjeç është Lamine Yamal, bëhet hit në rrjetet sociale

Lamine Yamal, 16-vjeçari i mrekullueshëm i Barcelonës, ​​po shkëlqen për Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024.

Pasi ishte një nga lojtarët më të merituar për fitoren ndaj Kroacisë (3-0), kur e çmendi veçanërisht Josko Gvardiolin në krahun e majtë të mbrojtjes kroate, vazhdoi me të njëjtin ton edhe ndaj Italisë.

Në fitoren 1-0 të Spanjës, ndër më të mirët ishte përsëri Lamine Yamal. Ai kaloi në mënyrë mbresëlënëse italianët, duke dribluar sikur po kërcente rreth tyre.

Lexo po ashtu Lamine Yamal nuk e njeh presionin, driblimi mahnitës ndaj Pellegrinit i tregon të gjitha

Pasi spanjollët siguruan kalimin e grupit si vend i parë pas vetëm dy ndeshjesh, mbreti i tyre erdhi për t’i lavdëruar në dhomën e zhveshjes.

Mbreti Felipe VI shtrëngoi duart me të gjithë lojtarët dhe i përgëzoi, dhe kur arriti në Yamal, e pyeti: “Sa vjeç je?”.

 

Kur ai u përgjigj “16”, mbreti spanjoll goditi kokën me dorë me mosbesim.

Të gjithë në dhomën e zhveshjes shpërthyen duke qeshur me reagimin e fytyrës së mbretit dhe tashmë ky reagim është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/