Site icon Telegrafi

Mbreti i Spanjës nënshkruan protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO

Mbreti i Spanjës Felipi i VI ka nënshkruar instrumentin ratifikues. Në 72 orët e ardhshme do të deponohet në Departamentin e Shtetit Amerikan, informoi në “Twitter” Minisoni i Spanjës në NATO.

“Në mëngjes Senati miratoi me vota elektronik (259 prej 264 senatorëve) ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Menjëherë pas kësaj edhe Mbreti Felipe e ka nënshkruar. Në 72 orët e ardhshme instrumenti ratifikues do të deponohet në Departamentin e Shtetit Amerikan”, shkruan Misioni i Spanjës në NATO.

Presidenti Stevo Pendarovski sot në intervistë për “Telma” tha se edhe ratifikimin tonë që e bëmë parakohe do ta deponojmë në Departamentin e Shtetit ku ruhen protokollet e pranimit./Telegrafi/

Exit mobile version