Shkëlqim Demhasaj nuk di të ndalet tani duke shënuar gola me fanellën e Luzernit.
Pasi ka shpëtuar dy herë nga humbja në kampionat Luzernin me golat e tij, kosovari ka shënuar edhe në Kupën e Zvicrës.
Talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova ka fituar edhe vendin në formacionin bazë dhe për këtë e ka shpaguar vetën me gola.
Luzerni arriti të triumfoi në udhëtim tek Servette me rezultat minimal 0-1 falë golit të shënuar nga Demhasaj.
Deçanasi golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi në minutën e 61-të të ndeshjes.
Duhet theksuar se në këtë takim për skuadrën e madhe zvicerane luajti gjatë tërë ndeshjes edhe lideri i tyre, Hekuran Kryeziu që mori notë jashtëzakonisht të lartë.
Për 21-vjeçarin goli ndaj Servettes ishte i treti me fanellën e Luzernit këtë edicion, pasi dy i ka shënuar në kampionat.
Me vetëm 225 minuta të zhvilluara, Demhasaj ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tek një tjetër, duke marrë edhe një nofkë të re në Zvicër, ‘Mbreti i golit’. /Telegrafi/