Site icon Telegrafi

Mbreti nuk ka kohë

Tradicionalisht një cjap kapet në malet e Irlandës jugore dhe dërgohet në qytetin Killorglin ku mbretëron tri ditë të plota gjatë festivalit më të vjetër në vend, “Puck Fair”, i cili i kushtohet pijes, muzikës dhe vallëzimit.

Këtë vitet banorët e qytetit Killorglin duhet të kapin ndonjë cjap në malet më afër tyre, pasi që cjapit të kapur në Ballycastle- Irlandën jugore, i është dhënë një dokument i cili vlen vetëm katër ditë për të udhëtuar drejt kufirit jugor.

“Nevojitet një ditë e plotë për ta sjellim cjapin nga Ballycastle në Killorglan, ndërsa cjapi duhet të qëndrojë tri ditë këtu. Është e pamundur që gjithçka të kryhet brenda katër ditësh (dhe pastaj të kthehet)”, ka thënë drejtuesi i “Puck Fair”, Declan Mangan.

Exit mobile version