Telegrafi

“Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian poston pamje nga të shtënat me armë: Një vajzë sapo u qëllua me plumb në kokë (Foto/Video)

Eksperti i Pokerit, Dan Bilzerian ishte dëshmitarë i sulmit të tmerrshëm të armatosur në Las Vegas.

38-vjeçari ka shpërndarë në Snapchat një video, ku shihet duke vrapuar për ta shpëtuar kokën nga plumbat, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulm në Las Vegas: 2 të vdekur dhe 24 të plagosur, publikohen pamjet e momentit të shtënave (Foto/Video)

Dhe derisa vrapon dhe mundohet të gjej një vend për tu strehuar, ai dëgjohet duke thënë “Një vajzë sapo u qëllua me plumb në kokë”.

Deri më tani raportohet për dy të vdekur dhe 24 të plagosur, ndërkaq e spitalit, Danita Cohen ka bërë të ditur se në spital janë pranuar mbi 70 persona.

/Telegrafi/