Site icon Telegrafi

Mbreti i Swazilandit, gruaja e 12-të e tradhtoi me ministrin

Derisa ai “po hiqte të zitë e ullirit” për vendin e tij gjatë një vizite në Tajlandë, ajo po argëtohej me mikun e tij, ministrin e Drejtësisë, Ndusim Mambo, duke kaluar net të nxehta dhe plot pasion në një hotel.

Për fat policia e kuptoi skandalin me kohë dhe kapi tradhtaren në vepër.

Bashkëshortja e mbretit, Mswati Nothando Dube, dikur ‘miss’, tash është në arrest shtëpiak, ndërsa për krimin e kryer mund të dëbohet përjetë nga mbretëria.

Fat më i mirë se pret as ministrin, nëse e dënojnë për “hyrje ilegale në shtëpinë e huaj” mund edhe ta pushkatojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version