Për 21 vjet mbreti holandez, Willem-Alexander piloton një avion, të paktën dy herë në muaj pa dijeninë e pasagjerëve. Sovrani tregoi për mediat nuk e ndaloj praktikën si bashkëpilot edhe kur hipi në fron në vitin 2013.
“Të pilotosh një avion është një ndjesi e jashtëzakonshme dhe në muajt në vazhdim do të më shihni duke pilotuar një Boeing 737”- ka vazhduar Willem-Alexander shkruan Tg.com.
Pasioni i tij për avionët lindi që i vogël, ndërkohë sot Mbreti ka licencën e pilotimit. Ai ka thënë se në qoftë se nuk do të ishte mbret profesioni i tij do të ishte me siguri pilot.
Por ajo që nuk dihej për Willem-Alexander është se ai ka pilotuar avionë të kompanisë holandeze, “Klm Cityhoppe” pa dijeninë e pasagjerëve edhe pas kurorëzimit si Mbret, transmeton mapo.
Avionët që ka pilotuar mbreti i Holandës kanë qenë për në vendet e Evropës si Norvegji, Gjermani dhe Britani e Madhe.