Nga: Mehmet Elezi
Shteti i mbretit Zog i kishte dhënë albanologut Norbert Jokli 5000 franga zvicerane (të atëhershme) me përfundue fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe. Dijetari i jashtëzakonshëm punonte prej dhjetë vjetësh për këtë vepër. Fakti ridëshmohet nga një dokument arkivor, që botoi shtypi.
Mbas 80 vjetësh shteti shqiptar i quajtur demokratik nuk financoi botimin e të vetmit fjalor etimologjik të gjuhës shqipe, hartuar nga një anëtar i akademisë së shkencave të Republikës së Shqipërisë. Thjesht botimin, pa folë për punën. Akademiku i ndjerë, Kolec Topalli e botoi me kursimet e veta.
Bëhet fjalë për të vetmen vlerë madhore që na njëjtëson e na bashkon si shqiptarë. Për gjuhën shqipe.
Shteti mbretnor, me të mirat e mangësitë, ishte shtet i shqiptarëve.
Shteti i sotëm i kujt është?