Telegrafi

Mbreti Charles III në takimin e parë me kryeministren Truss: Kisha frikë se mos humbisja nënën time

Mbreti Charles III është takuar për herë të parë në këtë funksion me kryeministren britanike.

Liz Truss kishte audiencën e parë me Mbretin pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II.

Takimi u duk se ishte mjaft i shkurtër dhe Mbreti u dëgjua nga kamerat duke i thënë asaj se i frikësohej momentit të vdekjes së nënës së tij.

“Ky është momenti që ia kam pasur frikën, ashtu sikurse për shumë njerëz”, u dëgjua duke i thënë mbreti kryeministres.

Takimi ishte relativisht i shkurtër dhe mbreti tha se “Unë nuk duhet të marr shumë nga koha juaj”.

“Ishte kaq prekëse kjo pasdite kur mbërritëm, të gjithë ata njerëz që erdhën për të shprehur ngushëllimet e tyre… dhe lulet”, shtoi ai gjersa kryeministria i shprehu ngushëllimet e saj.

Ndryshe, Elizabeth II ka vdekur gjatë pushimeve në Balmoral të shtetit skocez. /Telegrafi/