Telegrafi

Mbreti Charles III mori vendimin e parë si mbret përpara se t’i drejtohet kombit

Mbreti i ri Charles III mori vendimin e parë si mbret, duke urdhëruar 17 ditë zie për nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, në vend të 10 ose 12 siç pritej.

Edhe pse detajet e funeralit nuk dihen ende, besohet se funerali do të bëhet 10 ditë pas vdekjes së Mbretëreshës dhe Charles III ka urdhëruar shtatë ditë zie të tjera pas funeralit.

Lexo po ashtu "Operation London Bridge" - Çfarë ndodh pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Familja mbretërore, së bashku me shtatë ditët e tjera zie të shpallura nga Charles, do të mbajë zi gjithsej 17 ditë, raporton bbc.

Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë të enjten në orën 18:30. Në kohën kur Charles III emërohet mbret, ai do të ngrihet dhe më vonë do të ulet përsëri në gjysmështizë.

Shumë njerëz jashtë derës filluan të qanin dhe të bënin foto ndërsa një helikopter rrotullohej në qiell.

Lexo po ashtu Paratë, pullat, himni dhe flamujt: si do të ndryshojnë tani simbolet mbretërore

Flamuri do të qëndrojë i ulur deri në ditën e fundit të zisë dhe duhet të ngrihet të njëjtën ditë në orën 8 të mëngjesit. Të gjitha rezidencat do të mbyllen. Lulet mund të lihen para tyre.

Mbretëresha Elizabeth vdiq dje pasdite në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral. /Telegrafi/