Site icon Telegrafi

Mbreti Charles III mbajti fjalimin e parë për Krishtlindje

Mbreti Charles III ka shfrytëzuar fjalimin e parë për Krishtlindje gjersa ka reflektuar mbi krizën e kostos së jetesës.

Ai foli rreth vështirësive të mëdha financiare që njerëzit po kanë rreth pagesave të faturave dhe t’i mbajnë familjet e tyre gjallë.

Mbreti i bëri homazhe edhe nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ka ndërruar jetë muaj më parë, raporton bbc.

Mbretëresha e ndjerë ishte pioniere e fjalimit mbretëror në televizion në ditën e Krishtlindjes gjersa shfrytëzoi atë që do të bëhej mesazhi i saj i fundit për të folur rreth “kalimit të stafetës” te brezi i ardhshëm.

Temat e fjalimit të Mbretit prekën disa prej çështjeve që për vite i ka ndjekur – shqetësimin për të pafavorizuarit, rëndësinë e shërbimit publik dhe mbështetjen në religjion.

Në një kohë grindjesh industriale dhe presionesh financiare, mesazhi i Mbretit përqendrohej te ata që mbështesnin njerëzit në nevojë, transmeton Telegrafi.

“Unë veçanërisht dua t’u bëj homazhe të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm dashamirës që japin bujarisht ushqime ose donacione, ose atë mallin më të çmuar, kohën e tyre për t’i mbështetur njerëzit që kanë më së shumti nevojë”, tha Mbreti.

Mesazhi u shoqërua edhe me imazhe të bamirësve që u jepnin ushqime të pastrehëve dhe vullnetarëve që ndihmonin në një kuzhinë popullore.

Ndryshe, vetëm anëtarët e “familjes mbretërore” u shfaqën në ekran gjatë fjalimit të Mbretit, duke përfshirë Queen Consort, Princin William dhe Princeshën e Uellsit, Kate Middleton si dhe fëmijët e tyre.

Kjo do të thoshte se Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, nuk u përmendën. Duka i Jorkut gjithashtu nuk u përfshi.

Buckingham Palace ka thënë se fondet e dhuruara pas vdekjes së mbretëreshës së ndjerë po jepen për bamirësi.

Fjalimi i Mbretit vazhdon një traditë që daton 90 vjet më parë, me transmetimin e parë mbretëror të Krishtlindjeve  në radio në vitin 1932 nga George V. Transmetimi i parë televiziv u prezantua nga Elizabeth II në vitin 1957. /Telegrafi/

Exit mobile version