Mbreti Charles III është larguar nga Kalaja Balmoral, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.
Mbreti i Commonwealth pritet të kthehet në Londër me gruan e tij, Camilla, tashmë Bashkëshortja Mbretëreshë, ku më pas do të takohet me kryeministren e sapo zgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.
Por ka një sërë hapash praktike – dhe tradicionale – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret.
Të enjten vdiq Mbretëresha Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Ajo kishte udhëhequr vendin për 70 vjet. /Telegrafi/