Princit të Kurorës i janë hequr disa prej kompetencave, nga Mbreti i Arabisë Saudite.
Mohhamed bin Salman është akuzuar së fundmi, se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, që besohet se u mbyt në ambasadën arabe në Stamboll të Turqisë, transmeton Telegrafi.
Që kur ndodhi ky rast gjatë vitit të kaluar, reputacioni i princit 33-vjeçar ka rënë në masë të madhe, ndërsa thuhet se ka mosmarrëveshje të mëdha me të atin Abdulaziz al Saud.
Hulumtuesit dhe ekspertët zhvillimeve në Lindjen e Mesme, raportojnë se princi Selamn nuk ka marrë pjesë në disa prej takimeve të rëndësishme ministrore që janë zhvilluar si pjesë e protokolleve mbretërore, ndërsa thuhet se ka edhe ndalesa financiare.
Raportohet se mbreti 83-vjeçar, i kërkoi të birit të ishte pjesë e një aktiviteti të rëndësishëm, por ai mungoi pa dhënë asnjë përgjegjësi. Tha Guardian raporton se kjo e zemëroi babanë e tij, që vendosi t’i bënte edhe ndalesa të konsiderueshme monetare.
Në anën tjetër, Mbreti Selman ka munduar në shumë takime shtetërore të Arabisë Saudite, siç ishte vizita e ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov, nuk u takua me zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe ambasadorët nga India apo Kina. /Telegrafi/