Site icon Telegrafi

Mbretëroni në plazh

Stolitë për plazh, sikur qaforet, vathët dhe byzylykët, këtë vit janë të domosdoshme, sepse në këtë mënyrë do të bëni që secilën herë që shfaqeni me bikini të dukeni ndryshe.

Kapela për plazh është moderne dhe shtesë e nevojshme e modës gjatë rrezitjes. Mbajeni sepse ju mbron nga dielli dhe u shndërron në një ‘mace’ trendi.

Flokët e bukura janë një tjetër element i nevojshëm në plazh, që krahas diellit dhe detit me një ndihmesë të vogël mund të dukeni sikur keni dalë në pistë të modës. Mbusheni një spërkatëse me ujë të kripur dhe shtoni disa pika të vajit eterik me aromë. Spërkatni flokët dhe dredhat natyrale janë të garantuara.

Askund mos shkoni pa syzet për diell. Mbroni sytë nga rrezatimi diellor dhe freskojeni stilin tuaj. Në modë janë syzat me kallëp me të gjitha ngjyrat.

Kini kujdes si uleni. Gjunjët e çuar kanë efekt të liposukcionit (largimit të yndyrës). Kjo pozitë vizualisht do t’ua dobësojë ijët dhe do të tërheqë vëmendjen në pjesën e sipërme të trupit. Mbështetuni në bërryla ose shuplaka dhe ngritni gjunjët duke vënë në pah belin tuaj, ndërsa kështu do ta tërhiqni stomakun brenda.

Lëkura e nxirë është kthyer sërish në modë. Para se të shkoni në det përgatiteni lëkurën për diell të fortë me ndihmën e preparateve për vetënxirrje. Para vendosjes së kremit, bëni piling i cili lëkurës suaj do t’ia kthejë njomësinë dhe shkëlqimin.

Tunikat janë freskim i duhur për bikinit tuaja. Materialet e tejdukshme dhe interesante do të vënë në shprehje tenit tuaj të nxirë dhe ju do të mbretëroni në plazh.

/Telegrafi/

Exit mobile version