Telegrafi

Mbretërit tregohen në momentet vendimtare, mposhtin M’gladbach dhe kalojnë tutje 

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe ndaj Borussia M’gladbach me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Kjo fitore ishte e domosdoshme për Real Madridi për të kaluar në fazën tjetër.

Ndeshja nisi shumë mirë për Reali, pasi që shënuan që në minutën e nëntë të saj.

Karim Benzema u gjend me kokë në zonë shumë mirë pas një harkimi nga e djathta për të shënuar për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe gli i dytë për mbretërit që sulmonin pareshtur.

Ishte po i njëjti lojtar që shënoi golin e parë, Benzema ishte ai që e shënoi ehe të dytin, nga pothuajse e njëjtë pozitë dhe me kokë pas harkimit të Rodrygos 2-0.

 

Real Madridi kishte dy raste të mira me Luka Modric, prej të cilëve njëri u shënuan gola, por që u anulua pastaj për pozitë jashtë loje.

Mbretërit ishin më të mirë në çdo statistikë dhe këtë e vazhduan edhe në pjesën e dytë duke radhitur rastet.

Benzema, Sergio Ramos, Rodrygo, Toni Kroos e Lucas kishte raste në këtë pjesë, por gola më nuk pati.

Real Madridi me këtë fitore si lider i grupit me 10 pikë kalon tutje. /Telegrafi/