Telegrafi

Mbretërit të pafuqishëm pa Ronaldon

Një fitore plotësisht e merituar e andaluzianëve, të cilët vunë në vështirësi Los Blancos gjatë gjithë ndeshjes.

Vendasit kaluan në epërsi me anë të Jesus Navas në minutën e 33-të dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Mbretërit arritën ta barazojnë rezultatin, mirëpo ky gol ishte krejt çka treguan në këtë ndeshje.

Renato ishte heroi i Sevillas në mbrëmjen e sotme, pasi që shënoi golin e dytë dhe të fitores (66’), për t’ia shkaktuar Realit ndalesën e parë të sezonit.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona qëndron në krye të tabelës me tri pikë diferencë nga Real Madridi dhe Sevilla që tashmë kanë pikë të barabarta.