Telegrafi

Mbretërit mposhtin Valencian

Mbretërit kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 3-2, edhe pse luajtën pa dyshen Ronaldo-Kaka.

Të gjithë pesë golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa mysafirët rezultuan më efikas.

Gonzalo Higuain kaloi Los Blancos në epërsi (54’), ndërsa David Villa barazoi rezultatin (60’).

Ishin sërish mysafirët që krijuan avantazh, dhe ishte sërish argjentinasi Higuain (65’). Mirëpo, Los Che reaguan sërish për të barazuar për të dytën herë me golin e Joaquin (80’).

Tri pikë të plota nga kjo ndeshje, Realit ia siguroi Ezequiel Garay (83’), i cili shënoi pas një krosimi të Xabi Alonsos. /Telegrafi/