Site icon Telegrafi

‘Mbretërit’ fundosën ‘Nëndetësen e Verdhë’, marrin primatin në La Liga

Real Madridi ka marr një fitore komode ndaj Villarreal me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 17-të të La Ligas.

Mbretërit e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë që në start.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 25-të, kur Luka Modric harkoi në zonë dhe e gjeti Jude Bellingham që me kokë shënoi për 1-0.

https://twitter.com/mitti256/status/1736502651741700156

Në minutën e 37-të erdhi edhe goli i dytë që u shënua nga Rodrygo dhe pas një rishikimi në VAR u pranua si i rregullt.

Por me të filluar pjesa e dytë, Villarreal e hapi sërish ndeshjen, kur Jose Luis Morales shënoi për 2-1.

Pas dhjetë minutash Brahim Diaz shënoi golin më të bukur të ndeshjes, duke kaluar disa lojtarë të mysafirëve për të shënuar për 3-1.

Në minutën e 68-të, mbretërit mbyllën ndeshjen, me Luka Modric që shënoi për 4-1.

https://twitter.com/totalcristiano/status/1736499779218165886

Me këtë fitore, Real Madrid rrëmben momentalisht vendin e parë me 42 pikë, një më shumë se sa Girona, ndërsa Villarreal mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version