Real Madrid ka filluar me fitore sezonin e ri të kampionatit spanjoll, La Ligas.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane ka shënuar fitore në xhiron e parë ta La Ligas, duke mposhtur Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 3-0.
‘Los Blancos’ kanë treguar forcën e tyre me të filluar takimit, kjo pasi shënuan në minutën e dytë me anë të yllit të tyre, Gareth Bale.
Sulmuesi uellsian shënoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të mbrojtësit Dani Carvajal.
Fituesi i Ligës së Kampionëve gjeti edhe njëherë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, me anë të anësorit sulmues, Marcio Asensio.
Sulmuesi i talentuar spanjoll shënoi një gol shumë të bukur me parabol, pasi mori një asistim të mirë nga mbrojtësi Raphael Varane në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë, Reali u mundua t’i ruaj forcat për ndeshjet e radhës, duke provuar vetëm me ndonjë kundërsulm, por golin e gjeti vetëm në minutën e 94-të, me anë të Gareth Bale, i cili kaloi portierin dhe shënoi në golin e zbrazët, duke vulosur fitoren e Realit me rezultat 3-0.
Ndërsa, Real Sociedad lë shumë për të dëshiruar, pasi gjatë tërë ndeshjes, nuk pati asnjë rast ideal për gol, por vetëm disa gjysmë raste. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wKBw63pfMqM