Real Madrid ka shënuar golin e barazimit ndaj Sevillës.
Djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane kanë arritur shpejt të gjejnë golin e barazimit në pjesën e dytë.
Ishte sulmuesi anësor spanjoll, Marco Asensio, i cili shënoi një gol të bukur, duke marr topin larg në fushën e vet.
Goli i Asensios erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes. /Telegrafi/