Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia kanë njoftuar një pakt historik të sigurisë në Indo-Paqësorin, në atë që shihet si një përpjekje për të kundërshtuar Kinën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pakti do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA-ja.
Pakti i njohur si Aukus, do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kibernetike dhe kuantike.
Analistët thonë se është partneriteti më i madh mbrojtës midis vendeve në dekada.
Viteve të fundit, të gjitha demokracitë perëndimore i kanë shprehur shqetësimet për rritjen e vendosmërisë ushtarake të Kinës në Indo-Paqësorin.
Partneriteti i ri synon “të promovojë sigurinë dhe prosperitetin” në rajon, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison. /Telegrafi/