Site icon Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19 që nga shkurti i kaluar

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me Covid-19 që nga 23 shkurti i vitit të kaluar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gjithsej 534 persona u raportua se kishin vdekur brenda 28 ditëve nga një test pozitiv sot.

Gjithsej 88,085 raste të reja janë regjistruar gjithashtu në 24 orët e fundit.

Të dhënat e reja nuk përfshijnë rastet, testet dhe vdekjet në Skoci për shkak të një ‘çështjeje teknike’ me Shëndetin Publik në Skoci. Këto shifra do të ‘shtohen në një përditësim të ardhshëm’.

Këto të dhëna vijnë pasi “anti-vaksinëistë”, përfshirë Piers Corbyn, u mblodhën jashtë Scotland Yard për atë që ata pretenduan se ishte një “depo masive” e provave mbi vaksinën Covid-19.

Disa mund të dëgjoheshin duke bërtitur ndaj oficerëve, duke kërkuar të dinin pse nuk i kanë mbyllur qendrat e vaksinimit.

Ndërkohë, akuzat për thyerjen e rregullave të bllokimit vazhdojnë të ndjekin kryeministrin Boris Johnson përreth i cili është akuzuar se ka marrë pjesë në një festë. /Telegrafi/

Exit mobile version