Autoritetet britanike raportuan një ulje të numrit të përditshëm të vdekjeve nga coronavirus të dielën, me 737 vdekje (180 më pak se të shtunën), duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10,612 .
Raporti ditor tregoi gjithashtu një rritje prej 5.228 infeksionesh, ku të shtunën numëronte 5,234 raste të reja me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Bilanci u lëshua disa orë pasi kryeministri Boris Johnson u la i lirë pasi kaloi një javë të internuar nga COVID-19.
Britania ka qenë në izolim që nga 23 mars dhe qeveria pritet të zgjasë kufizimet javën e ardhshme.
Qeveria konservatore e Johnson është kritikuar për reagimin e saj të ngadaltë për t’u marrë me pandeminë, mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e mjekësisë dhe zbatimin e ngadaltë të një programi për të testuar rastet me coronavirus. /Telegrafi/