Mbretëria e Bashkuar raportoi 3,497 raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare nga qeveria britanike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi konfirmoi edhe nëntë viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Duke marrë parasysh rritjen e shifrave nga virusi vdekjeprurës, Mbretëria e Bashkuar do të fillojë implementimin e masave të reja kufizuese, me këtë rast pritet të ndalohen tubimet e mëdha që nga e hëna.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në vend u rrit në 367 mijë, ndërsa raportohet se rreth 41 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Universiteti i Oksfordit paralajmëroi të shtunën se ekspertët do të rifillojnë testimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19, fazë kjo e cila zhvillohet në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik AstraZeneca. /Telegrafi/