Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po planifikon të shpërndajë miliona teste falas të antitrupave të coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, testet të cilat bëhen në gishtin e njeriut, u zbuluan të jenë të sakta rreth 98.6 për qind, dhe të njëjtat mund të zbulojnë nëse një person ka qenë ndonjëherë i ekspozuar ndaj coronavirusit.
Ky test u zhvillua nga Konsorciumi i Testimit të Shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar (UK-RTC), në partneritet me Universitetin e Oksofordit dhe kompanive kryesore të cilat merren me diagnostikimin e virusit.
“Ky test i shpejtë po rezulton vërtet i mahnitshëm”, tha John Bell profesor i mjekësisë në Oksford dhe drejtuesi i programit të qeverisë për testimin e antitrupave.
Përpjekjet e qeverisë së vendit për testimin e masës, reflektuan me një mori problemesh, pasi vetëm në muajin mars, kryeministri britanik tha se testet e ngjashme të porositura nga Kina nuk rezultuan efektive./Telegrafi/