Site icon Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar identifikon dy raste me variantin e ri të COVID-19, Omicron

Dy persona në Mbretërinë e Bashkuar janë identifikuar të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron, tha sekretari i shëndetësisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sajid Javid tha se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore kishte identifikuar rastet në Chelmsford, Essex si dhe në Nottingham.

Ai tha se rastet ishin të lidhura dhe të dy janë izoluar së bashku me familjet e tyre derisa bëhen më shumë teste dhe gjurmime kontakti.

Varianti i ri është identifikuar gjithashtu në Afrikën e Jugut, Bostvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Varianti i ri Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Afrika e Jugut. Javid tha se dy rastet në Mbretërinë e Bashkuar ishin të lidhura me udhëtimin në Afrikën jugore. /Telegrafi/

Exit mobile version