Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania bashkëpunojnë për krijimin e rrjetit 5G

Të dy vendet do të bashkëpunojnë për krijimin e lidhjeve në 5G, me anë të së cilës Cameron shpreson se mund të shkurtohet koha e nevojshme për shkarkimin e një fajlli me 800MB nga 40 sekonda sa nevojiten në 4G, në vetëm një sekondë.

Universiteti i Drezdenit në Gjermani, King’s College e Londrës dhe Universiteti i Surrey në Britani të Madhe do të punojnë së bashku në zhvillimin e lidhjes me shpejtësi të lartë, njofton Cameron.

Kur kjo iniciativë kombinohet me lirimin e spektrit të pashfrytëzuar në Mbretërinë e Bashkuar, Cameron vlerëson kjo mund t’i rrisë përfitimet ekonomike të vendit nga 83 miliardë dollarë sa vlerësohet të jenë sot, në 166 miliardë dollarë deri në vitin 2025, raporton gazeta britanike Guardian. / Telegrafi /