Telegrafi

‘Mbretëreshës rome’ i jepet lamtumira e fundit në mënyrë të veçantë (Foto)

Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Merthyr në Wales, për t’i dhënë lamtumirën e fundit gruas që njihet si ‘Mbretëresha rome’.

Ruby Pearl Marshall ka vdekur në moshën 78-vjeçare, si pasojë e problemeve me zemër dhe veshkë, transmeton Telegrafi.

Përcjellja e funeralit të saj nga kisha deri te varrezat, ka bërë që qyteti të bllokohet përkohësisht nga veturat dhe njerëzit e shumtë.

Familjarët e gjyshes së 52-nipërve, kanë kërkuar që trupi saj të bartet me karrocën me katër kuaj, si dhe të përcillet nga një numër i madh i limuzinave në të cilat udhëtonin familjarët.

Rreth 20 mijë euro janë shpenzuar vetëm në lule të vendosura në 60 kurora të formave të ndryshme, të gjata mbi një metër. /Telegrafi/