Telegrafi

Mbretëresha Shqiptare Edit Durham në pullat postare

Mary Edit Durham (1863-1944) ishte artiste dhe shkrimtare britanike, që u bë e njohur për shkrimet e saj rreth jetës në trojet shqiptare në kohën e sundimit otoman.

Mbi 20 vjet, ajo udhëtoi dendur nëpër viset e banuara me shqiptarë, ku këto udhëtime i përmblodhi në disa libra dhe punime tjera shkencore, duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare.

Zonja Durham punoi gjithashtu shumë, në përkrahjen e çështjes shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve, dhe me të drejtë e kanë emëruar “Mbretëresha Shqiptare”. /Telegrafi/