Site icon Telegrafi

Mbretëresha shpallet ‘E moshuara e vitit’ dhe e refuzon çmimin, sepse nuk ndihet e vjetër

Mbretëresha është gjithmonë rinore në pikëpamje – por në moshën 95 vjeçare, mund të supozohet se ajo po ndjen moshën e saj.

Megjithatë kjo duket të jetë e pa vërtetë, pasi në një letër simpatike, ndihmës sekretari i saj private sapo ka refuzuar çmimin “Oldie of the Year” (E moshuara e vitit) në emër të saj, mbi bazën se ajo me të vërtetë nuk ndihet mjaftueshëm e vjetër.

Revista Oldie mbajti çmimet e saj vjetore këtë javë, por megjithëse çmimi përfundimtar iu ofrua Madhërisë së Saj, organizatorët shpejt morën një përgjigje me shkrim në letrën e shkrimit të Kalasë Balmoral.

Ndihmës sekretari i saj privat Tom Laing-Baker i shkroi organizatorit Gyles Brandreth: “Faleminderit për letrën tuaj të 30 korrikut, drejtuar Sir Edward Young, duke pyetur nëse Mbretëresha do të pranonte çmimin ‘Oldie of the Year’.

Madhëria e saj beson se je aq e vjetër sa ndihesh, ndaj Mbretëresha nuk beson se ajo i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje të pranojë, dhe shpreson se do të gjeni një marrës më të denjë. Ky mesazh ju vjen me urimet më të ngrohta të Madhërisë së Saj”.

Edhe pse Mbretëresha nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prania mbretërore u përfaqësua nga Camilla, Dukesha e Cornwall. /Telegrafi/

Exit mobile version