Veshje e patëmetë!
Mbretëresha e Jordanisë, Rania Al-Abdullah, vishet gjithmonë sipas rastit dhe vendit, ndaj nuk është çudi që kombinimet e saj të modës të ndiqen me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.
Ajo para pak kohësh vizitoi studion e dizajnit dhe inovacionit “Twelve Degrees” në Aman, ku vizitoi produktet e vlerësuara me çmime të kësaj kompanie të njohur jordaneze.
Me atë rast Mbretëresha Rania tregoi se është një adhuruese e madhe e mushamave ngjyrë bezhë, ashtu si shumë zonja në mbarë botën.
Ajo ka veshur këtë veshje pa të cilën është e pamundur të imagjinohen pranvera dhe vjeshta në rrugët tona.
Më saktë, ajo kishte veshur një mushama asimetrike ngjyrë bezhë nga Alexander McQueen që lajkaton figurën femërore dhe që është shumë e lehtë për t’u kombinuar. Mbretëresha e Jordanisë kombinoi një mushama me pantallona të bardha në linjë dhe një top në të njëjtën ngjyrë.
Ajo e zgjati vizualisht figurën dhe e rrumbullakosi veshjen me çizme të bardha me takë bllok.
Si ju duket ky edicion i mbretëreshës bukuroshe? /Telegrafi/