Bashkëshortja elegante e Mbretit Abdullah II të Jordanisë ka ngazëllyer kritikët e modës me një tjetër pamje klasike me një kthesë moderne
Mbretëresha Rania stilizohet shkëlqyeshëm në çdo rast dhe stili i saj mund të përshkruhet si klasik dhe femëror, por gjithmonë me ndonjë detaj paksa të çuditshëm ose një kthesë të papritur, transmeton Telegrafi.
Ndonëse është gjithmonë në hap me trendët, kjo nënë krenare e katër fëmijëve nuk i ndjek kurrë verbërisht, ndaj ndër vite ka ndërtuar një stil të njohur mode.
Mbretëresha e bukur për vizitën në Akademinë e Mësuesve në Aman, e cila mban emrin e saj, zgjodhi një kostum ngjyrë ulliri, i cili rezultoi të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për këtë rast.
Zeshkania 50-vjeçare me rrënjë palestineze, e lindur në Kuvajt, ka vendosur një standard krejtësisht të ri, pra një kombinim klasik biznesi të xhaketave dhe pantallonave, të cilat kanë qenë trendi më i pëlqyer nga adhuruesit e modës në sezonet e fundit.
/Telegrafi/