Mbretëresha Elizabeth është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj, ka thënë Buckingham Palace.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, Princi Charles, Camilla dhe Princi William aktualisht janë duke udhëtuar në Balmoral.
Buckingham Palace tha në një deklaratë: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe i kanë rekomanduar asaj të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”.
Ndryshe, të martën, Mbretëresha u takua me kryeministrin në largim Boris Johnson përpara se të emëronte kryeministren e re, Liz Truss, në Balmoral për herë të parë në mbretërimin e saj, në një thyerje nga tradita.
Zonja Truss tha se i gjithë vendi do të ishte “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet, duke shtuar se mendimet e saj ishin me monarkun dhe familjen e saj.
Ndërkohë Sir Lindsay Hoyle ndërpreu një debat mbi faturat e energjisë në Dhomën e Komunave për të informuar deputetët për shëndetin e Mbretëreshës. /Telegrafi/