Site icon Telegrafi

Mbretëresha Maxima me një mantel të pazakontë

Ajo tregoi edhe një herë se eleganca nuk ka pse të jetë “monotone”

Ka konkurrencë të ngushtë mes mbretëreshave evropiane kur flasim për modën, por Maxima është në krye. Kjo grua di të shprehë gjithçka dhe stili i saj elegant nuk frymon kurrë monotoni, por vetëm frymëzim.

Mbretëresha holandeze ka shëtitur nëpër Milano dhe arsyeja e vizitës së saj në këtë qytet italian të modës ka qenë Java e Dizajnit, transmeton Telegrafi.

Maxima u shfaq me një mantel ngjyrë të kafenjtë shumë të pazakontë me hapje rrethore, i cili zbulonte një bluzë dhe pantallona bojëqielli.

Këpucët prej lëkure në të njëjtën ngjyrë si manteli përputheshin me veshjen, dhe mbretëresha 51-vjeçare mbante vathë dhe syze floriri në të njëjtin ton si aksesorët.

Flokët e saj ishin të stiluar në mënyrë perfektë, poashtu grimi me nuanca të buta dhe delikate.

/Telegrafi/

Exit mobile version