Site icon Telegrafi

Mbretëresha Letizia riciklon veshjen e vjehrrës së saj 45 vjet më vonë dhe i la të gjithë pa fjalë

Mbretëresha e Spanjës, Letizia njihet për stilin e veçantë, njësoj si vjehrra e saj

Po ashtu, nuk janë të pakta rastet kur ajo riciklon veshjet e dikurshme të vjehrrës në ngjarje publike ku shfaqet dhe di si ta rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Njësoj bëri edhe së fundmi, me një veshje Valentino të veshur për herë të parë nga Mbretëresha Sofia, në vitin 1977.

Gruaja e mbretit Felipe VI ricikloi fustanin e veshur nga vjehrra e saj gjatë një vizite në Gjermani 45 vjet më parë me bashkëshortin e saj, mbretin Juan Carlos.

Veshja vintage përbëhet nga një fund i gjatë jeshil dhe një bluzë delikate me lule rozë. Letizia e përditësoi pamjen me një rrip të ri rozë.

Ajo shkëlqeu me veshjen e Mbretëreshës Sofia, ndërsa së bashku me Felipe-n përshëndetën ambasadorët në Spanjë për veprimtarinë vjetore në Pallatin Zarzuela.

Letizia i qëndroi besnike estetikës së veshjes së Sofias dhe i mbajti në minimum aksesorët e saj, shkruan Class.

Sofia, e cila ishte 39 vjeç kur veshi kombinimin nga Valentino, mbante një rrip me një fjongo dhe gjithashtu kishte zgjedhur një varëse diamanti dhe byzylykë dhe vathë të ngjashëm.

Nusja e saj zgjodhi një rrip të ngjashëm, por pa fjongo, i cili përputhej me pjesën e sipërme të veshjes. Letizia nuk mbante as varëse e as byzylyk.

Se kujt i shkon më shumë, vendoseni vetë!

/Telegrafi/

Exit mobile version