Site icon Telegrafi

Mbretëresha Letizia preferon lëkurën

Veshjet e lëkurës identifikohen me vajzat që kanë një stil veshjeje ‘rock’ dhe rrallë herë i kemi parë të vishen nga personazhet e familjeve mbretërore.

Ishte Mbretëresha Letizia e Spanjës, ajo që zgjodhi një fustan lëkure ngjyrë vishnje, të kombinuar me një xhaketë të zezë, për të zbutur ‘egërsinë’ e fustanit.

42-vjeçarja ishte në takim me bordin e Këshillit Mbretëror, një prej detyrave të saj të preferuara, shkruan Anabel. Në fotot e shkrepura, nëna e dy vajzave, duket e përqendruar në fjalimet e anëtarëve të tjerë të bordit.

Kjo vizitë është dalja e parë e Letizias për këtë javë, e cila e ka kaluar shumicën e javës së kaluar duke ndjekur klasa të kulturës spanjolle. /Telegrafi/
 

Exit mobile version