E gjelbra është rikthyer si e preferuara e shumicës së njerëzve këtë pranverë dhe shohim se as Mbretëresha Letizia nuk ka mbetur imune
Mbretëresha Letizia mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fëmijët dhe të rinjtë në Madrid.
Ajo e vuri në pah figurën e saj të hollë me pantallona të gjera, këmbë të drejta dhe me një bluzë elegante, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha ka zgjedhur ngjyrën që është më e pëlqyera këtë vit dhe mund ta shihni në të gjitha vitrinat e dyqaneve– jeshilen.
Ajo e kompletoi dukjen me detaje floriri, vathë dhe me një unazë. Pantallonat e saj kanë një linjë në mes, një trend që i ka mbizotëruar dhe stilimet ditore.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për pantallonat e gjera, Letizia mbetet konsistente, e po ashtu edhe shumë femra në mbarë botën.
Ajo i lëshoi flokët lehtësisht dhe ka një grim minimal në fytyrë.
/Telegrafi/