Në ceremoninë e mbajtur për nder të pjesëtarëve të policisë, Mbretëresha Letizia u shfaq në stilin më të bukur që kemi parë ndonjëherë
Ky është një kombinim i vërtetë veror dhe thekson në mënyrë të përsosur më të bukurën në trup, transmeton Telegrafi.
Përveç prerjes, që është një hit i plotë, Letizia gjithashtu zgjodhi një ngjyrë të shkëlqyeshme – e kuqja i përshtatet asaj në mënyrë të përsosur.
Ky model i veshjes është i shkëlqyeshëm për shumë arsye:
1. I bën lajka çdo figure, fsheh mangësitë trupore, e veshur në të çdo grua duket më e hollë.
2. Mund të vishet në raste të ndryshme, në varësi të këpucëve dhe bizhuterive që zgjidhni.
I kombinuar me sandale krem, ky stil duket shumë i fuqishëm dhe luksoz, prandaj Mbretëresha Letizia meritoi një dhjetë të pastër edhe këtë herë.
/Telegrafi/